Një motoçikletë ka goditur një këmbësore, ndërsa nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe vetë drejtuesi. Të dy janë transportuar drejt spitalit dhe për fat të mirë nuk kanë asnjë rrezik për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.08.2019, rreth orës 13.00, në rrugën “Dritan Hoxha”, një motoçikletë ka goditur një këmbësore, shtetasen B.P, rreth 52 vjeçe, e cila u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar vetë drejtuesi i motorit V.Gj, 30 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.