Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një mesazh për Reformën në Drejtësi mëngjesin e sotëm.
Me anë të një videoje në faqen zyrtare të Facebook, Ambasada shpjegon se çfarë është vettingu, si bëhet rivlerësimi për gjykatësit dhe prokurorët dhe si do e ndryshojë kjo sistemin shqiptar të drejtësisë.
Ambasada e SHBA deklaron se procesi i vetingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.
“Përse reforma në drejtësi vendosi një proces rivlerësimi për gjykatësit dhe prokurorët dhe si do e ndryshojë kjo sistemin shqiptar të drejtësisë? Shihni këtë video dhe mësoni se si procesi i vetingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit. #CfareEshteReformaNeDrejtesi#NdalKorrupsionit”, shkruhet krahas videos.
https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/2368557506696181/?v=2368557506696181