3 vite nga vdekja e Ardit Gjoklaj, Këlliçi: Drejtësi për Arditin!

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka sjellë në kujtesë sot nëpërmjet një shënimi në profilin e tij në facebook, 3 vjetorin e vdekjes tragjike të 17 vjeçarit, Ardit Gjoklaj në Landfillin e Sharrës.

Këlliçi ka bërë edhe njëherë fajtor për këtë ngjarjes, kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, ku sipas tij ‘babëzia për të vjedhur e grabitur kudo dhe me çdo mjet e Erion Veliajt, ia mori jetën një të riu vetëm 17 vjeç.

Drejtësi për Arditin!

3 vite me parë opinioni publik u trondit nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në landfillin e Sharrës, administruar nga Bashkia e Tiranës. Babëzia për të vjedhur e grabitur kudo dhe me çdo mjet e Erion Veliajt, ia mori jetën një të riu vetëm 17 vjeç.

Trupi i Ardit Gjoklajt u gjet i masakruar në landfillin e Sharrës mesditën e 7 gushtit 2016. 17 vjeçari ishte punësuar në impiantin e seleksionimit të mbetjeve në Sharrë, me shpresën se do të mblidhte paratë e nevojshme për të blerë librat e shkollës, pa rënduar familjen që mbahej vetëm me rrogën e kryefamiljarit.

Kaluan tashmë 3 vite dhe drejtësia nuk vepron!

Drejtësia nuk vepron sepse ja mbyll gojën paratë e pista të Erion Veliajt, abuzuesi më i madh që ka njohur Shqipëria me imazhin e fëmijeve dhe përgjegjës për vdekjen e një të mituri.

Erion Veliaj nuk hetohet sepse drejtësia e Edi Ramës burgos të pamundurit dhe mbron qeveritarët e zhytur në krim dhe korrupsion.

Gjaku i Ardit Gjoklajt është thirrje për çdo të ri për të mos harruar. Na kujton çdo ditë se Erion Veliaj nuk e ka problem të vrasë për dy lekë më shumë. Na kujton se çfarë drejtësie kemi, na kujton se çfare monstra-politikanë kanë kapur shtetin!

Gjaku i Arditit është apel për reagim, për të zhdukur njëherë e përgjithmonë nga drejtimi i vendit këta politikanë që jeta e të tjereve për ta vlen një grusht lekësh.

Ne nuk do ta harrojmë kurrë Arditin! Pa vënë drejtësi për të, nuk do të ketë paqe në këtë vend.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko