30 Qershori / Kapllanaj: Farsë, zgjedhjet do ribëhen

0
185

Agron Kapllanaj nuk e njeh 30 qershorin si datë zgjedhjesh, por votimesh.

Kapllanaj është shprehur se ky proces është farsë e se kjo fazë është tranzitore, ndërsa ka theksuar se nuk ka se si të bëhet pjesë e ceremonisë që pritet të organizohet për dorëzimin e mandatit.

Edhe pse ditët e fundit të mandatit të tij, Kapllanaj është shprehur se puna vijon, në një zonë që ai e ka cilësuar si të lënë pas dore. Sipas tij, zgjedhjet në Shqipëri do të ribëhen dhe do të kenë përballë konkurrentë të cilët do të garojnë dhe fituesi do të marrë mandatin.

Pritet që pas katër ditësh, Qerim Ismailaj, fituesi i 30 qershorit, të mandatohet në krye të bashkisë Mallakastër, bashkia e fundit që pritet të konstituohet në qarkun e Fierit.

(BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here