Rrahu babanë plak 78 vjeç, por e pëson më keq mirditori

0
146

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 43-vjeçar në Mirditë pasi dhunoi babanë e tij të moshuar por pas kontrolleve në banesë policia ka zbuluar një arsenal të vërtetë armësh.

Një pistoletë, automatik si dhe 50 fishekë të modeleve të ndryshme janë gjetur në shtëpinë e tij dhe tashmë e rëndojnë penalisht.

Njoftimi i policisë

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N.( T.),  43 vjeç, banues në fshatin Fang, Mirditë.

Ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 78 – vjeçar, si dhe e ka kanosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri “pistoletë” me krehër me 5 fishekë

– 1 armë zjarri automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë

– 15 fishekë luftarakë model 56

Materialet procedurale në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here