Një shqiptar 39 vjeçar, me rekord trafikant ndërkombëtar i lëndëve të forta narkotike, i cili ishte dënuar në shtetin grek me 30 vite burg, është arrestuar ditën e sotme nga Policia Italiane.
Shqiptari i cili referohej si i dhunshëm në skedën e tij ishte arrestuar një herë më parë në Katerini, në Greqi, ku kap me 4 kilogramë heroinë të transportuara më parë nga të pandehurit e tjerë midis Athinës dhe Selanikut.
Ai jetonte me letra të rregullta në Itali dhe me një procesverbal të pastër për ligjin italian.
Ai u pikas pas një ndjekje të gjatë nga seksioni antidrogë i Italisë që arriti ta gjurmonte atë në një apartament në lagjen Borgoratti.