Nuk lë rast duke thënë se e quan veten si nxënës të Faik Konicës në fjalimet e tij.
Bëhet fjalë për Edi Ramën, i cili thuajse në çdo fjalim të tij e përmend shqiptarin e madha Konica.
Por fjalët Rama i ka të mira e të bukura vetëm për veshët e propagandës, ndërsa në realitet vepron ndryshe nga ajo që thotë.
Këtë e tregojnë veprat e tij.
Një prej tyre është edhe rikonstruksioni i shtëpive të shqiptarëve të mëdhenj, që Rama i përdor për konsum popullor.
Kështu, Rama urdhëron dhe jep fonde për të rikonstruktuar shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha, por nuk jep asnjë lek për të rikonstruktuar shtëpinë e ‘idhullit’ të tij, Faik Konica.
Për të mos përmendur këtu që qeveria e tij nuk ka dhënë asnjë fond për të rindërtuar shtëpinë e Gjergj Fishtës.
Jo vetëm që nuk ka dhënë fonde, por Rama dhe qeveria e tij nuk ka pranuar asnjë projekt privat për rindërtimin e shtëpisë së Fishtës.
Veprat tregojnë të vërtetën e Ramës, ndërsa fjalët i ka vetëm për propagandë.