Ngritja e memorialit në Parkun e Liqenit Artificial, për të rënët gjatë grushtit të shtetit në vitin 2016 në Turqi, ka sjellë edhe reagimin e parë të Partisë Demokratike.
Në një shënim të gjatë në profilin e tij në fb, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, Gerti Bogdani, e ka cilësuar këtë akt si cënim të sovranitetit të vendit.
Bogdani shkruan se: “memoriali i inaguruar nga nën kryetari i Bashkisë së Tiranës, me prezencen edhe të ndonjë përfaqesuesi tjetër politik, është thjeshtë një gafë e rëndë diplomatike”.
Sipas Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, “nderimi i të rënëve për mbrojtjen e demokracisë së një vendi duhet të ngrihet në atë vend dhe jo diku tjetër”, ndërsa shton se: “ky është një gabim nga bashkia e Tiranës pasi nuk tregon nivelin e lartë të marredhënieve mes dy vendeve, por vasalitetin mes tyre.”
‘Ate pak park artificial qe kemi vazhdojne ta mbysin e ta kafshojne. Njehere e kafshuan duke bere kulla, pastaj e mbyten duke hedhur beton me ato qe kryetari i bashkise i quan ‘lodra’, tani me memoriale e pas pak muajsh perseri me betonin e kullave te oligarkeve reth e rrotull universitetit.
Por me lajmin dhe inagurimin e sotem problemi eshte me i madh se thjeshte shkaterrimi i parkut.
Ne kete rast eshte cenimi i sovranitetit!
Per te qene i qarte qe ne fillim, sepse jam i sigurt qe etiketimet nuk do te mungojne; se pari vleresoj miqesine dhe marredhenien e shkelqyer mes popullit shqipetar dhe atij turk keto 100 vite e kusur pavaresi te Shqiperise; se dyti ky qendrim nuk ka lidhje as me mbajtjen ane ne nje konflikt rrymash e individesh, sepse nuk eshte problem shqiptar; dhe se treti cdo shqiptar i ndershem, patriot dhe jo i shitur kete qendrim do mbante (te shprehur me ze, apo menduar ne heshtje).
Memoriali i inaguruar nga nen kryetari i Bashkise se Tiranes, edhe me prezencen e ndonje perfaqesuesi tjeter politik, eshte thjeshte nje gafe e rende diplomatike dhe cenim i sovranitetit kombetar! Nderimi i te reneve per mbrojtjen e demokracise se nje vendi duhet te ngrihet ne ate vend, jo gjetiu. Ndaj, eshte gabim ngritja e tij ne Tirane, sepse nuk tregon nivelin e larte te marredhenieve mes dy vendeve, por vasalitetin mes tyre.
Per kete gafe te Kryetarit te Bashkise duhej te ishte shprehur menjehere ministri yne i jashtem z.Rama, por duket qe gojen ia kane kycur me kohe. Ose, duhej te ishte shprehur se paku ministri i jashtem ne detyre, i cili edhe pse mezi i reciton i ka per zemer Rilindasit, por edhe ky duket se nga hera e ka ngrene lugen e çorbes gatuar me miell serbie.
E meqe permenda Rilindasit, para disa kohesh dikush shprehej se po te shihte Skenderbeu Shqiperine ne 600 vjetorin e tij, do t’i mbusheshin syte me lot; besoj se po ta shihnin dhe ata qe mbaruan ate qe nisi Skenderbeu, pra Rilindasit, edhe atyre do t’u perloteshin syte! Por kjo nuk do te thote qe kete vend te vazhdojne ta qeverisin palaço medioker e njerez te shitur, ka ende kohe dhe shprese qe dinjitetin e ketij vendi ta çojne ne vend ato qe realisht i thone vetes SHQIPETAR!
PS. Sidoqofte shashka si keto nuk mund t’i mbulojne kurresesi aferat dhe zullumet disa qindra milioneshe te korrupsionit te kesaj qeverie.’-shkruan Bogdani.