Një ditë nëpër rrugët e Durrësit do të thotë mes pluhurit. Punimet paralelel në dy destiancionet kryesore siç është bulevardi “Dyrrah” dhe shëtitorja “Taulantia” e kanë kthyer qytetin me të lodhshëm për banorët.
Bulevardi po rikonstruktohet, kurse në shëtitore po zbatohet projekti për ndryshimin rrënjësor të saj. Rikosntruksioni kryhet për të katërtën herë brenda harkut kohor të shtatë viteve.
Në kohë sezoni banorët presin tjetër gjë nga qyteti i tyre. Kurse vizitorët dhe turistët mbesin habiten si një qytet me rendësi si Durrësi, të kthehet në kaos pikërisht kur duhet të ishte më ftues.
Por fluksi i turistëve dhe banorët nuk e kanë ulur ritmin e punimeve në shëtitoren “taulantja”. Vendorët kanë vendosur të mos ndalojnë asnjë ditë deri në përfundim të projektit.
Nata në qytetin bregdetar është disi më ndryshe. Pavarësisht se lëvizjet bëhen mes inerteve, rrugët janë të mbushura me të rinj e të moshuar që shëtisin. Fundja s’kanë mënyre tjetër për të kaluar temperaturat e larta.
ABC News