Një i ri 22 vjeçar, Florian Selimi, është gjetur i vdekur në rrethana të habitshme është gjetur mëngjesin e sotëm pranë një kanali në Sulaj të Fierit.
Selimi ishte vrarë me thikë dhe ishte hedhur në kanal. Makinës i ishte hequr njera gomë dhe i ishte shkatërruar kafano. Dyshimet janë të forta se i riu është nxjerrë dhunshëm nga makina derisa ka përfunduar në buzë të kanalit i vdekur.
Disa persona janë marrë në pyetje lidhur me vrasjen.
Policia njoftoi se:
Sot rreth orës 7:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.
Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.