Policia e Elbasanit parandalon përshkallëzimin e një konflikti me pasoja në familje.
Godet me sende të forta ish-bashkëshorten dhe djalin, vihet në pranga nga Policia 50- vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një konfliktit në familje, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: N. J., 50 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta ish bashkëshorten dhe djalin por gjatë konfliktit është dëmtuar edhe vetë shtetasi N.J., si dhe daja i djalit pasi ka ndërhyrë për të qetësuar konfliktin, të katër shtetasit kanë marrë dëmtime trupore dhe ndodhen në spital jashtë rreziku për jetën.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhunë në familje”.