-Disa probleme janë me të vërtetë të pakëndshme. Një ngacmim emocional, një frikë sado e vogël apo edhe një gëzim i shtuar mund të shkaktojë atë që asnjë nuk e ka me dëshirë, djersitjen. Ko e fundit bëhet shkak për probleme jo vetëm etike, por edhe psikologjike. Është vërtetuar tashmë që djersitja e tepruar pakëson kualitetin e jetës duke shkaktuar probleme si në punë dhe në shtëpi. Edhe pse disa njerëz vuajnë nga kjo, shumë pak prej tyre e trajtojnë si një problem mjekësor që duhet të gjejë zgjidhje. Një bisedë me mjeken dermatologe, Brunilda Bardhi do të mësojmë disa aspekte të djersitjes së tepruar, nga se shkaktohet dhe cilat janë rrugët si mund të kurohet. Për krijimin djrsës ekzistojnë disa shkaqe, ashtu siç ka edhe plot mënyra alternative për kurimin e këtij problemi shëndetësor. Në thelb, mësimi i këtyre shkaktarëve na çon edhe tek mënyra e parandalimit të këtij problemi, nëse mund të quhet i tillë. Kundrejt të gjitha shkaqeve që mund të jenë nga më të ndryshmet, stina e verës në të cilën jemi aktualisht na bën ne më të predispozuar për të djersitur. Por ka persona tek të cilët ky problem shëndetësor kthehet në një makth të vërtetë. Aq më tepër kur as deodoranti nuk bën më efekt. Por, nëse doni të harroni deodorantët gjatë gjithë verës shkenca na ofron zgjidhje të shumëllojshme, që nga mjekimet lokale e deri tek trajtimi me Botox dhe kirurgji. Mjafton të zgjidhni metodën më pak të dhimbshme dhe të kushtueshme njëkohësisht.
Cilat janë arsyet që çojnë në djersitje të tepruar?
Ka shuam faktorë që mund të çojë në djersitje të tepruar. Qoftë edhe një ngacmim emocional, një frikë sado e vogël, ethe apo edhe një gëzim mund të nxisë një djersitje në pjesë të ndryshme të trupit, në duar, në sqetulla. Kjo dukuri ka pasojat e veta negative dhe shpeshherë na bën të ndihemi të bezdisur. Një nga format primare të djersës njihet në gjuhën mjekësore edhe Hiperhidrosë emocionale. Është vënë re një prelevancë rreth 2.8 për qind në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo 7.8 milion individë. Rreth gjysma e kësaj popullate kanë djersitje në sqetull dhe vetëm rreth 38 për qind e këtyre individëve konsultohen për këtë problem me mjekun. Mund të themi që e njëjta situatë është pak a shumë edhe në vendin tonë.
Kur mund të themi se një person vuan nga kjo simptomë?
Së pari duhet të shpjegojmë çfarë është djersitja e shtuar dhe rastin kur ai mund të përbëjë një problem. Djersitja e tepruar apo hiperhidrosa ireferohet një funksioni të shtuar apo tepruar të gjëndrave ekrine duke çuar në një sasi të papërshtatshme të djersitjes. Duhet dalluar nëse kjo lloj djersitje është primare apo me origjinë të panjohur apo dytësore, si rrjedhojë e disa sëmundjeve që kanë lidhje me djersitjen. Në studime klinike nëse një njeri në gjendje të qetë djersin më tepër se 20mg/minutë në palmat e duarve dhe në sqetull më tepër se 50 mg/minutë, atëherë ajo quhet jonormale. Kjo lloj djersitje zakonisht fillon në pubertet, por mund të fillojë dhe më parë. Problemi përmirësohet me kalimin e kohës dhe zakonisht në moshën e mesme vjen duke u pakësuar deri në moshat e vjetra.
Djersa lind me ne apo zhvillohet me kalimin e kohës?
Gjendrat apokrine zhvillohen që në jetën embrionale rreth muajit të katërt të jetës fetale. Në embrion ato janë prezentë në gjithë sipërfaqen e trupit, kurse pas lindjes ato zhduken. Më vonë ato janë gjendur në sqetull, në regjionin anogenital, umbilikal dhe në papilat e gjoksit. Ndryshimet hormonale në pubertet stimulojnë këto gjëndra, të cilat rriten në numër dhe punojnë në mënyrë më aktive. Këto gjëndra derdhen dhe boshatisen në flokun terminal. Nëpërmjet stimulimit këto gjëndra prodhojnë një fluid opak,viskoz, me ngjyrë të verdhë në të bardhë i cili me anë të disa mekanizmave shtyhet deri në sipërfaqen e lëkurës. Materiali është steril dhe pa erë, por dekompozimi bakterial në sipërfaqe të lëkurës bën që të penetrojë dhe trupi të lëshojë një erë. Këto gjëndra nuk kanë një funksion të qartë tek njerëzit, por tek kafshët është parë që gjëndrat apokrine përmbajnë feromone të fuqishme dhe sinjale të tjera kimike, të cilat u çojnë mesazhe anëtarëve të njëjtë të një lloji. Një përdorim tipik i feromoneve është dhe tërheqja seksuale dhe kufijtë territorialë. Nuhatja, për shembull nga aroma, bën që nëna të njohë fëmijën e vet dhe e kundërta.
Mund të na thoni rolin që kanë gjëndrat e djersës në lëkurë?
Sponsored by Revcontent
LAJMET MË TË LEXUAR NË TIRANA
10 Bombshells That Prove the Most Beautiful Women Are in Asia
Billionaire Warren Buffett Remains Clueless About Bitcoin, Calls It ‘Delusional’
Diy: over 16,000 Step-by-step Woodworking Plans. Now Build Anything out of Wood!
Gjëndrat ekrine apo apokrine të djersës kanë strukturë komplet të ndryshme, mekanizma të sekretimit, funksionit dhe shpërndarjes. Asnjë organizëm tjetër nuk ka një mekanizëm kaq mirë të adaptimit për kontrollimin e temperaturës dhe mbajtjen e lëkurës se hidratuar. Gjëndrat ekrine ndodhen rreth 600 të tilla për çdo centimetër katrorë në palmat e duarve, shputa dhe në ballë, pra një përqendrim më të madh në këto zona, kurse në të ndenjura rreth 60/cm2. Numri total i këtyre gjëndrave shkon nga 2 deri në 4 milionë. Në kushte maksimale për shembull trupi i njeriut sekreton tre liter për tre orë dhe 10 litra në ditë të gjëndrave ekrine. Djersa nga këto gjëndra është e pastër, nuk vjen erë. Këto gjëndra janë të veçanta dhe nuk kanë lidhje me folikulin e flokut, janë në formën e një spiraleje të vogël kur dalin në sipërfaqen e lëkurës. Sot djersitja e duarve dhe shputave nuk të ofron avantazh. Po ashtu, dhe djersitja në sqetull, e cila gjithashtu lehtëson shpërndarjen e feromoneve. Alkooli dhe një numër medikamentesh sekretohen në djersë. Nxehtësia, stresi emocional stimulon sekretimin ekrin përmes disa mekanizmave sympatik ku nxiten fibrat sudomotore.
Si të trajtojmë djersën në sqetulla, duar dhe këmbë
Ashtu siç ka një sërë shkaqesh me të cilat mund të shpjegohet krijimi i kësaj dukurie në dukje shqetësuese, por të rëndësishme për organizmin e njeriut, ka edhe një sërë mënyrash për kurimin e tij. Mjekja dermatologe Bardhi shpjegon disa prej tyre. Mjekimi me kripërat e aluminiumit është një lloj mjekimi lokal, i cili është më efikas në pjesën e sqetullave. “Ndërsa përqendrime të ulta ndodhen në të gjithë antiperspirantët, tek ata që djersijnë duhen përqendrime më të larta. Solucione standarte si Drysol (20% sol) mund t’i gjeni, por me formulime me bazë ujore apo alkooli. Duke qenë se alkooli avullon më shpejt, por është më irritues, 10 për qind është e vlefshme si përqëndrim”, shpjegon mjekja Bardhi. Një tjetër mjekim lokal është ai që në gjuhën mjekësore quhet Iontoforeza. Këtë proces, dermatologia Bardhi e shpjegon si një ‘korent’ të dobët i cili përdoret direkt në një banjë me ujë të përzgjedhur posaçërisht për të trajtuar duart dhe këmbët. Sipas mjekes, këto zona janë më të vështira për t’u trajtuar me këtë mjekim. Por, ajo shprehet me siguri që një trajtim i tillë është i sigurt dhe efektiv që prej vitit 1968.
Botox… jo vetëm për rrudhat
Metoda shumë e njohur dhe e përhapur së fundmi në disa fusha, gjen aktualisht zbatim edhe në mjekimin e djersës së tepruar. Botox-i njihet si trajtimi më efektiv dhe më i përdorshëm për të gjitha format e hiperhidrozës së lokalizuar. “Injektimi i Botoksit frenon prodhimin e Acetil kolinës për një periudhë disa mujore. Evidencat e mara nga trajtimi me Botoks kanë treguar një efektivitet dhe kënaqësi të pacientëve”, sqaron Brunilda Bardhi, mjeke në poliklinikën qendrore në kryeqytet. Por, edhe kjo metodë ka dizavantazhet e veta. Për të pasur efektivitet të plotë, Botox-i duhet përdorur për rreth gjashtë muaj për palmat dhe shputat dhe deri në një vit për sqetullat. Injeksionet në sqetulla janë të thjeshta dhe që tolerohen mirë edhe për sa i përket dhimbjes që mund të shoqërojë procesin. Trajtimi kirurgjikal është edhe alternativa e fundit npër eliminimin përfundimtar të djersës. Por, për këtë mjekja dermatologe përcakton qartë që përpara se të aplikojmë këto metoda, si për Botox-in dhe për trajtimin kirurgjikal, duhet të bëjmë më parë testi që në gjuhën mjekësore njihet me emrin ‘starch-jodin’. Me anë të këtij të fundit përcaktohet zona ku djersin më tepër duke bërë një heqje epileptikale. Por, ashtu si Botox-i, edhe kjo metodë ka disavantazhin e saj. Risku i kirurgjisë është infektimi apo vonesa në shërimin e plagës. “Për sa u përket rezultateve, ato janë të krahasueshme me Botox-in, por ekziston risku i një anhidroze si pasojë e një denervimi që bëhet nga heqja”, shpjegon Bardhi. Të mos pasurit e mundësisë së hidratimit të trupit, është një efekt negativ që mund të lërë si pasojë trajtimi me kirurgji i djersitjes së tepruar.
Pse duhet të djersitemi…
Djersitja gjatë verës është e domosdoshme për të ftohur trupin, ndërsa disa hulumtime kanë treguar se parandalimi i djersitjes gjatë verës, duke përdorur antiperspirantë dhe pajisje të klimatizimit mund të ketë efekte negative në shëndet. Djersitja është forma më e shpejtë e lirimit të trupit nga toksinat. Me djersitjen sekretohen lëndët e dëmshme, siç janë alkooli, kolesteroli dhe kripa, dhe përmirësohet shëndeti kardiovaskular, sepse zemra nën ndikim të ngrohjes së trupit punon në mënyrë të forcuar për të përmirësuar qarkullimin. Djersitja po ashtu mund të ngadalësojë plakjen e lëkurës. Ajo hap poret, çka përmirëson përbërjen dhe pamjen e lëkurës. Djersitja është e shkëlqyer për dobësim. Në një orë djersitje mund të shpenzohen deri në 300 kalori. Gjithashtu, djersitja redukton nivelin e stresit.