Tmerr në autostradë, përfshihet nga flakët autobusi në Rrugën e Kombit…

0
140

Një autobus i linjës Tiranë-Prishtinë është përfshirë nga flakët në rrugën e Kombit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 19:00 në afërsi të fshatit Reps në Rrugën e Kombit.

Ende nuk dihet shkaku që ka sjellë zjarrin, por mendohet se ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike që ka shkaktuar edhe djegien e plotë të tij. Ndërsa raportohet se fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve nuk është lënduar, pasi u larguan me shpejtësi.

Ka qënë shoferi i autobusit, ai që ka pikasur flakët duke sinjalizuar edhe pasagjerët që të dalin jashtë me shpejtësi.

Zjarri ka bërë që pas autobusit të krijohet një radhë kilometrike makinash që presin në trafik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here