Tragjedi në Pensilvani, ku një zjarr ka rënë në një kopsht dhe pesë fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa një grua ka mbetur e plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Erie dhe po hetohet për shkaqet e zjarrit. Autoritetet kanë bërë me dije që viktimat ishin të moshës nga 8 muajsh në 7 vjeç. Flakët kanë rënë herët në mëngjes, ku në brendësi flinin shumë fëmijë.
Ky është një kopsht i hapur 24 orë në 24, për prindërit që punojnë edhe natën.
Mes viktimave janë edhe katër fëmijë nga e njëjta familje, dy motra dhe dy vëllezër, nga 10 muajsh deri në 8 vjeç.
Një vajzë 12 vjeçare arriti të shpëtojë duke u ngjitur në çatinë e ndërtesës. Të panjohura mbetet ende shkaqet e aksidentit. Nga dëshmitë e para duket që flakët janë nisur nga salloni i katit të parë, por ende nuk dihet shkaku që provokoi zjarrin, që u shpërnda me shpejtësi të madhe në godinë, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve.