Një shtetas është arrestuar në orët e pasdites nga Policia e Vlorës, pasi ka tentuar të vjedhë kasafortën në një banesë në Himarë.
Në pranga ka rënë shtetasi G.V 42 vjeç, ku dyshohet se ky i fundit në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë kryer grabitjen.
Njoftimi i policisë:
Himarë
Tentohet të vidhet kasaforta e një një banese në Himarë, vihet në pranga një nga autorët.
Më datë 12.08.2019, Shërbimet e Policisë të Komisariatit Himarë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.V., 42 vjeç, banues në Vlorë.