Ditën e mërkurë, moti në vend do të ndikohet nga masa ajrore të paqendrueshme në veri.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se kthjellimet e mëngjesit do të pasohen nga zhvillime vranësirash.
Reshjet e shiut parashikohen të bëhen të pranishme në mesditë e pasdite në veri.
Në formë të lokalizuar rrebeshe afatshkutra në këto zona. Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë dhe përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.
Temperaturat do të pësojnë rënie në mesditë.
Parashikohen në:
vendet malore 20 deri në 33°C
vendet e ulëta 22 deri në 38°C
vendet bregdetare 23 deri në 35°C