Një njoftim i çuditshëm ka mbërritur sot në redaksitë e mediave. Ministrja e Financave bashkë me drejtoreshën e Tatimeve kanë bërë të ditur deri në detaje – me emrin, orën dhe vendin se ku ndodhet – se do të inspektojnë një biznes në qëndër të Tiranës, në kuadër e aksionit kundër evazionit fiskal ndërmarrë së fundmi nga qeveria.
Paralajmërimi se cili biznes do të inspektohet apo dhe ndëshkohet siç ta do mendja, nëse gjendet me shkelje, gjithë kjo në sy të mediave të thirrura vetë nga ministrja Anila Denaj, tingëllon një bufonadë e vërtetë.
“Ik se të kapëm”, një komedi kjo që po luhet rëndom nga qeveria dhe që filloi me biznesin e hidrokarbureve të Paulin Gegës.
Lexoni njoftimin e dërguar sot dhe gjykoni vetë:
“Sot, në orën 11:30, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, znj. Delina Ibrahimaj, do të zhvillojnë një inspektim në subjektin “Candy”, i cili ndodhet pranë Bar- Restorant Piazza (pas Muzeut Historik Kombëtar). Ftojmë mediat e interesuara të ndjekin këtë aktivitet.”