Një 30 vjeçar shqiptar u arrestua ditën e sotme nga policia në Barcelonë, pasi dyshohet se ka qëlluar dy persona në dy sulme të veçuara në qytet.
I veshur me të zezë dhe fytyrën e mbuluar, shqiptari dyshohet se sulmoi fillimisht një tunizian 42 vjeçar dhe më pas një venezuelian 39 vjeçar, që të dy të pastrehë që filni pranë strehimores.
Dy personat e plagosur mësohet se kanë përfunduar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën
Është ende e paqartë origjina e sulmit, ndërsa mendohet se sulmet mund të kenë prejardhje raciste, edhe pse thuhet se personi i ndaluar nuk është pjesë e organizatat ksenofobe, ekstremiste.