Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Elbasan-Librazhd.
Dy makina janë përplasur në fshatin Mirakë.
Burime nga policia thanë se kanë mbetur 4 persona të plagosur, të cilët janë dërguar në spital.
Që prej orës 15:45 u bllokua edhe qarkullimi në këtë zonë, për tu hapur pas më shumë se 30 minutash.