Fuga: Pupupu çfarë na ka gjet, jemi bërë si Bidai!

0
165

All Bidai

Nga Artan Fuga

Parvjet në pushimet e verës vapën e drekës e kaloja duke parë Bidain.

Më pëlqente ai personazhi, edhe indian, edhe pak si me një tjergull mangët, edhe viktimë e makinacioneve në familje… Perlë budallalliku!

Tani që nuk e kap më Klanin megjithëse i kam paguar lekët një për një te Dixhitalbi, as AMA, një flluckë sapuni bëri, sa për të rrejt shpresat e publikut me deklarata tip Bidai, shoh filma shqiptarë.

Dje përshembull pashë tre herë : mëngjes, drekë, darkë, si medikamentet që marr kundër kolesterolit, para buke çdo vakt, sesi shovinistët grekë helmuan Petro Nini Luarasin!

Tre herë e helmuan, me helm lope!

Pupupu cfarë na ka gjet, jemi bërë si Bidai!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here