2100 euro gjoba nga ligji Rama-Frangu! Ndëshkim i rëndë, bizneseve, për interesa të familjes së Edvin Mafisë…

0
171

Nga Sali Berisha.

Ligji i ri i fiskalizimit apo ligji Rama-Frangu, apo ligji i familjes (pasi gjerësisht mendohet se përfitues direkt në tender janë Olsi Rama me Ortak Ramën dhe baxhanak Frangu) sipas ekspertit dixhital të Tatimeve do t’u kushtojë bizneseve fiks 240,000 lekë të reja apo më shumë se 2100 euro për instalimin e tij dhe 46,000 lekë mirëmbajtje çdo muaj.

Ky është një krim i rëndë që sipas mediave kaloi nëpër një proces mafioz “të larjes së procedurës të prokurimit”, që implikon këshilltar të Edvinit, ortak të Olsit, kunat të familjes etj etj.! Lexoni këtu mesazhin e ekspertit tatimor dixhital.

Përshëndetje zoti Berisha.

Në vijim po ju dërgoj një analizë të thjeshtë të kostove shtesë që mund të hasë biznesi nga implementimi i ligjit të ri.

Së pari, kasat fiskale.

Sipas zv. ministrit Luci, kasat vetëm do të përditësohen. Mirëpo çdo biznesmen, i cili operon në treg e di që kasat tona fiskale kanë memorje të kufizuar me një kolaudim deri në 2 ose 4 vjet. Zbrazja e kësaj memorje dhe riprogramimi i kasës aktuale kushton diku tek 60,000 lekë të reja (sipas shitësit të autorizuar), ndërsa blerja e një kase të re me hapësirën e nevojshme për të implementuar programin e ri është diku tek 50,000 lekë.

Printerat fiskalë (komponent i ri në këtë ligj), nuk kemi të dhëna nga tregu ynë. Megjithatë, të dhënat tregojnë se kostot e printerave fiskalë variojnë nga 200 deri në 400 euro. Le të themi, një printer fiskal do të kushtojë mesatarisht 35,000 lekë.

Kompjuteri që të operojë në mënyrë të rregullt në biznes duhet i një cilësie të mirë. Ata kanë një çmim mesatar rreth 40,000 me të gjitha komponentët.

Zgjidhja softuerike kushton diku tek 50,000 – 60,000 lekë, por ka dhe mirëmbajtje vjetore 10,000 lekë. Gjithashtu shumë biznese nuk janë në gjendje të operojnë vetë këto sisteme për shkak të kompleksitetit që ato kanë dhe duhet të punësojnë individë shtesë, ku paga e tyre minimale është 40,000 lekë në muaj.

Sistemi online do të operojë me një sistem “cloud” i cili kërkon shpejtësi të lartë interneti (me upload të lartë), kështu minimumi i shpenzimeve për internet do të ishte 2,000 lekë në muaj.

Së fundmi, detyrimi për të derdhur paratë e arkës në bankë çdo ditë.

Komisionet bankare kanë një minimum prej 100 lekë për veprim bankar (Megjithatë mund të jetë dhe më i lartë për bizneset në varësi të bankës), çdo ditë të muajit kjo përkthehet minimalisht në 3,000 lekë kosto mujore vetëm për komisione bankare. Gjithashtu kjo kërkon persona të dedikuar për të pritur rradhat e bankës për biznesin, biznese me 1 person të vetëpunësuar, qoftë dhe me 2, do të kenë shumë vështirësi në këtë pjesë.

Pra mund të themi se kostot fillestare në muajin e parë të implementimit janë rreth 240,000 lekë të reja (duke u treguar optimist) si dhe rreth 46,000 lekë do të jenë shtesë çdo muaj. Mund të ketë gjithashtu kosto të tjera të fshehura.
Ju lutem, bëjeni publike këtë gjobë të rëndë dhe të motivuar kryesisht nga dëshira të shfrenuara të pasurimit familjar të Ramës!

Ju falenderoj për kohën tuaj.

Gjithë të mirat!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here