A do të ketë zgjedhje të reja në Shkodër?/ Ja si shprehet presidenti Meta, pas largimit të Valdrin Pjetrit

0
140

Presidenti Meta i pranishëm në Kosovë, duke komentuar zhvillimet e fundit në këtë qytet ku pretendenti për kreun e Bashkisë i dalë nga votimet e 30 qershorit ka dhënë dorëheqjen, tha se nuk do të jetë e nevojshme që të dekretojë një datë të re zgjedhjesh të parakohshme vendore në këtë qytet.

‘Nuk ka nevojë, zgjedhjet janë me 13 tetor për gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe Shkodrën, këto janë të vetmet zgjedhje të ligjshme përpara. Deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri, detyrën e mban kryetari që është në detyrë”, u shpreh kreu i shtetit.

Meta komentoi gjithashtu edhe dorëheqjen e Valdrin Pjetrit

“Problemi nuk është i personit në fjalë, sepse ai edhe pse ka bërë një shkelje të ligjit ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me Policinë Italiane në rastin konkret. Problemi është kapja e institucioneve që nuk kanë bërë punën e tyre, për të verifikuar shkeljen e ligjit në rastin në fjalë. Fakti që personi ka pasur edhe detyra të mëparshme dhe certifikata të sigurisë të nivelit të lartë, për shkak të detyrave, tregon se duhet të bëhet një hetim me i thelluar për funksionimin e institucioneve të pavarura të shtetit që verifikojnë integritetin e të gjithë zyrtarëve tanë”, tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here