Zjarre të mëdha kanë nisur të shpërthejnë në pyje ditët e fundit, sa në veri dhe në jug. Pamjet e fundit vijnë nga Borshi, ku zjarri që ka rënë në një zonë të pyllëzuar është filmuar edhe nga pushuesit në Qeparo.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar videon e dërguar nga një prej tyre duke akuzuar shtetin për mosmarrjen në kohë të masave për parandalimin e zjarreve: “Një video nga Qeparo, – shkruan Berisha. – Borshi vazhdon në flakë! Zero interes nga narkoshteti!”