Shembja e skelës/ Flet drejtori i Traumës, ja si paraqitet gjendja e të plagosurve

0
158

Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zeneli, ka dhënë informacionet e para në lidhje me punëtorët e paraqitur në këtë Politraumë, si pasojë e rënies nga skela e shembur në një pallat në rrugën ”Faik Konica” në Tiranë. Sipas Zenelit, dy punëtorë ndodhen aktualisht në sallën e operacionit ku i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, pas plagëve të shumta që kanë marrë në kokë. Dy nga të plagosurit e tjerë janë në sallën e operacionit dhe sipas Zenelit, ndodhen në gjendje të stabilizuar për parametrat jetësorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here