Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e vona të ditës së sotme në bulevardin kryesor të Lushnjës, ku një automjet ka përplasur një biçikletë.
Ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i biçikletës.
‘Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në bulevardin e Lushnjës, ku mjeti tip “Benz” me targë AA 055 KM ka përplasur biçikletën.
Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i biçikletës, i cili është transportuar në spital.
Uniformat blu kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit, ku po kryen procedurat hetimore për zbardhjen e ngjarjes.’