Sarandë/ Arrestohen dy persona, i vodhën çantën një turisti gjerman

Dhunimi i turistëve spanjollë në jug të Shqipërisë ka bërë figurë të keqe për vendin.

Por duket se nuk mbaron me kaq. Policia e Sarandës njofton sot se ka arrestuar dy persona, me banim në Durrës, pasi akuzohen për vjedhje. Sipas uniformave blu, të arrestuarit i kanë vjedhur çantën me sende të ndryshme një turisti gjerman. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar.

“Policia ka arrestuar në flagrancë për “Vjedhje në bashkëpunim” shtetasit G.Th., 42 vjeç dhe E.F., të dy me banim në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme në lagjen nr.2 Sarandë në rrugë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një çantë me sende të ndryshme në pronësi të shtetasit Q.I., banues në Gjermani”, njofton policia.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko