Shembja e skelës/ Reagon njëri prej punëtorëve të plagosur, ja si e përshkruan ai ngjarjen e ndodhur…

0
104

Tre punëtorët që u plagosën nga shembja e skelës ditën e djeshme nga pallati 13 katësh janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Njëri prej tyre që mundi të fliste , u shpreh se kanë qenë në momentet e fundit të punës, dhe as nuk e kujton se si ka ndodhur shembja.

Genti Bardhi punonjësi i kompanisë së ndërtimit “Xhimi” tha se është një mrekulli që ishte gjallë, pasi ai ishte në katin e katërt në momentin që skela ka rënë, dhe për një moment ai ka qenë i varur nga bluza në skele dhe më pas ka rënë në tokë.

Kolegu i tij që fatkeqësisht ndërroi jetë ishte në katin e 6.

Ndërsa dy punonjësit e skelës që kanë shpëtuar janë hedhur nga skela. Përsa i përket viktimës tjetër Genti u shpreh se nuk e kujton pasi nuk e ka parë.

Ai u shpreh se e ka marrë vesh nga Policia që ata kanë vdekur.

ABC News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here