Kryetari i degës së PD në Londër, Naim Hasani, teksa ka komentuar situatën politike në Shqipëri, është shprehur se, shqiptarët duhet të ngrihen dhe se ndryshimet politike duhet të bëhen vetëm përmes votës së lirë të qytetarëve.
“Me zgjedhjet e 30 qershorit shqiptarët dhanë një shembull të qartë të zgjimit nga ajo që po ndodh në Shqipëri. Mospjesëmarrja në votime është një lajm i mirë. Kryeministri është pengesa e vetme e dialogut mes pozitës dhe opozitës. Shqiptarët duhet të zgjohen, të ngrihen dhe në zgjedhjet e ardhshme ti thonë jo blerjes së votës dhe krimit në politikë”, deklaroi Hasani.
I pyetur se, si shihet PD në Londër dhe aksioni opozitar i Lulzim Bashës, Hasani u shpreh:
“Ndryshimi i pushtetit në Shqipëri duhet të vijë përmes votës së popullit. Nuk mund të ketë ndryshim me dhunë dhe me blerje pushteti”.
Syri TV