Ndërtim pa leje, mbyllet restoranti i Mihal Kokëdhimës!

0
176

Restorant “Panorma” në pronësi të Mihal Kokëdhimës që sulmoi një grup turistësh spanjollë, tashmë është mbyllur. I ndërtuar pa leje në një nga zonat më të bukura bregdetare në Shqipëri, në Porto Palermo të Himarës, restoranti tashmë është vizituar jo nga turistët, por nga policia!

Biznesit i është vënë një karton me shkrim dore me shënimin: MBYLLUR, ndërkohë që i pranishëm atje është vetëm një efektiv i forcave të rendit.

Zona që Mihal Kokëdhima kishte zaptuar pa leje me shezlone private tashmë është shfrytëzuar nga turistët të cilët kanë shkuar të bëjnë plazh me çadrat e tyre.

Po ashtu, kamerierët kanë braktisur punën duke u larguar nga zona e Porto Palermos. Me plasjen e skandalit, kamerierët të cilët jetonin vetëm gjatë sezonit të punës në disa banesa të Porto Palermos janë larguar për në qytetet e tyre. Mësohet se familjarë të Mihal Kokëdhimës i kanë  paguar kamerierët për ditët e punës.

Mihal Kokëdhima, pronari i restorantit “Panorma” është në burg, ku sot gjykata e Vlorës i dha masën e sigurimit perosonal “arrest me burg” për kanosjen që i bëri turistëve spanjollë.

Restoranti është ndërtuar mbi plazh në një nga zonat bregdetare më të mrekullueshme në jug, Porto Palermo. Prej vitesh, ky biznes vijonte aktivitetin e tij pa leje.

Pyetja që ngrihet është se si është ndërtuar në shkëmb në një zonë të mrekullueshme siç është Kështjella e Porto Palermos, kur në fakt ndërtimet buzë detit nuk lejohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here