Çfarë po ndodh në Shkodër?! Basha niset me urgjencë…

0
128

Burime për Faxweb bëjnë me dije se kryedemokrati Lulzim Basha është nisur drejt Shkodrës.

Nuk dihet ende se çfarë po ndodh në qytetin veriperëndimor, por me sa duket demokratët nuk e kanë ndërmend të tërhiqen nga bastioni i tyre historik.

Pas konstituimit të këshillit Bashkiak, kryetarja e sapozgjedhur Brisela Kadia ka deklaruar se ky këshill nuk mandaton Valdrin Pjetrin si kryebashkiakun e ri, pas dorëheqjes së tij, duke lënë në detyrë kësisoj Voltana Ademin.

Kjo e fundit në një deklaratë për mediat tha se do të jetë kryetarja e Bashkisë Shkodër dhe se askush nuk do të uzurponte në mënyrë të jashtë ligjshme këtë institucion. kryebashkiakja Ademi e mbajti fjalën e saj në sallën e mbledhjeve të këshillit Bashkiak, si përgjigje ndaj Këshillit te ri të konstituar sot.

Konstituimi i këtij këshilli u bë në Bibliotekës e Universitetit Luigj Gurakuqi, jo në sallën ku mbahen gjithmonë mbledhjet për të shmangur incidentet e pakëndshme.

Gjithsesi qindra qytetarë u mblodhën në shenjë proteste duke e cilësuar këtë këshill të jashtëligjshëm të dalë nga votimet njëpartiake të 30 qershorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here