Pikërisht në ditët kur opozita zbuloi me fakte dhe dokumente se, Edi Rama, nuk heq dorë nga bashkëpunimi me ish-trafikantë dhe katapultimi në poste të larta të elementëve të lidhur me krimin, siç edhe ishte rasti i kryetarit të ri të bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri, në skenë u shfaq Jozefina Topalli, e cila në këtë situatë të keqe të kryeministrit i dha një dorë mbështetje, duke sulmuar ashpër Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike.
Pikërisht për këtë fenomen të përsëritur edhe më herët, “flet” karikatura më e fundit e Bujar Kapexhiut botuar në Mapo. Ajo i kushtohet pikërisht rolit të Jozefina Topallit e cila, edhe pse Rama pas një vargani skandalesh është kthyer në një “monument” krimi dhe korrupsioni që po rrëzohet, herë pas here i jep një dorë mbështetje, me sulmet e saj kundër kreut të opozitës Lulzim Basha. Puna e radhës së Kapexhiut titullohet: Sokoleshë për kundërpeshë.