Edhe pse ka kaluar 24 orë nga gjetja e një trupi të dekompozuar në detin Adriatik nga një peshkarexhë që lundronte në ujërat e Durrësit, Policia nuk ka arritur ende të bëjë identifikimin e kufomës që i përket një mashkulli/
Edhe pse Policia nxitoi të njoftonte se viktima nuk kishte shenja dhunë, ndërkohë që peshkatarët thanë se ishte i mbështjellë me natriban, mësohet se ekspertët e kriminalistikës në bashkëpunim me prokurorinë po kryejnë të gjitha veprimet për të bërë të mundur identifikimin.
Deri më tani ekspertët thonë se në trup nuk janë gjendur plagë me armë zjarri, ndërkohë që vazhdon autopsia e trupit për të parë nëse ka shenja dhune.
Po kështu vazhdojnë ekzaminimet për të zbuluar nëse në trup ka shenja të veçanta që do të çonin në identifikimin e personit.
Ndërkohë që ekzistojnë dyshimet se viktima mund të jetë edhe shtetas i huaj, që mund të jetë hedhur në det nga ndonjë anije.