Një 25-vjeçar ka rënë sot në pranga e Policisë së Elbasanit, pasi në çantën e tij kishte një armë, të tipi pistoletë.
Në një njoftim për mediat Policia bën me dije se i riu është zbuluar pas informacioneve të dhëna nga qytetarët.
Policia gjatë kontrollit fizik i ka gjetur në çantën e dorës së tij një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë luftarak.
NJOFTIMI I PLOTË
Goditet një tjetër rast i armëbajtjesë pa leje, falë bashkëpunimit me qytetarët. Qarkullonte me armë zjarri në qytet arrestohet në flagrancë nga Policia 25 vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarak.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Focën e Posaçme ” Shqiponja” në DVP Elbasan, në bazë të informacionit të marrë nga qytetarët se një person qarkullonte me automjetet dhe dyshohet se kishte armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e personit të dyshuar
Falë reagimit të shpejtë dhe profesional nga ana e Policisë u bë e mundur lokalizimi dhe bllokimi i automjetit bashkë me personin e dyshuar se qarkullonte me arme zjarri.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit, në lagjen “28 Nëntori”, i gjetën në çantën e dorës së tij një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë luftarak.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A.Z., 25 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin.
Policia e Elbasanit falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe besimin që kanë te Policia, si dhe i bënë thirje të mbështesinë Policinë duke denoncuar çdo rast paligjshmërie në nr 112 ose në “Komisariatin Dixhital” duke garantuar anonimatin dhe reagim tē shpejtë e të paanshëm.