Pas incidenteve gjatë paradites së sotme, qytetarë dhe përfaqësues të opozitës në Shkodër do të jenë pasdite sërish në protestë.
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi njofton se në orën 19:30 qytetarët e Shkodrës do të mblidhen para komisariatit të policisë në këtë qytet për të protestuar kundër arrestimit të kryetarit të forumit rinor, Arvit Bushati.
“Në orën 19:30 protestojmë përpara Komisariatit të Policisë Shkodër kundër arrestimit të kryetarit të FRPD, Arvit Bushati. Sot u arrestua Arviti dhe nëse nuk reagojmë, nesër në qeli do të jetë secili prej nesh”,- shkruan në një postim në Facebook, Këlliçi.
Arvit Bushati u arrestua nga policia në përfundim të protestës kundër mbledhjes së këshillit bashkiak të Shkodrës, të dalë nga votimet e kontestuara të 30 qershorit.