U gjenda këtë të diel dasmash në njërën prej tyre.
Familje verioresh të kamur e të traditës. Me plot rini të pashme, të mbajtur e te veshur, ngjanin si drita. I pyesje e të thonin, ah po, jetoj në Miçigan, në Nju Xhersi, në Londër ca të tjerë, në Bruksel a këtej kah Italia.
Ca të tjerë prisnin të mësynin për Gjermani, në kurset e gjuhës jemi, të thonin. Edhe nusja, dasmën kishte këtu, në pritje për të ikur matanë oqeanit. Dy herë më nxorrën nga salla për biseda në kafe. Njëri grup të rinj në moshë. Grupi tjetër krejt të moshuar, sa në vitet e prindërve të mi, prej atyre që dinë të flasin, dinë dhe të dëgjojnë.
Dhe menjeherë biseda hapej me pyetjen: Ç’po bëhet. Çfarë bën Basha, ç’po bëhet me PD, ku po shkojmë?
Pastaj biseda merr ritëm. Hamendësimet, fjalët e tavolinave, trukimet mediatike të gjendjes se vendit, yryshi i korit të mirëdirigjuar antiopozitë të ulen këmbëkryq në bisede. Dhe ky është një lloj diskuri që e has thuajse çdo ditë. Përpiqesh të arsyetosh po aty në bisedë do gjendet dikushi që dhe pse pa dashakeqësi, i lëshon pyetjet a thua se enkas i ka menduar pak çaste më parë.
Dhe kur as vetë nuk e besojnë, t’a thonë ashtu nxitimthi, se iu duket se Basha po e vazhdon një marrëveshje të fshehtë. I flet për të kundërtën, por dikush të ndërpret dhe kthehet mbrapa te vitet e Bashës në Bashki. I komenton me argumente të dëgjuara poshtë e lart si një periudhë qe s’pati dukje. Tjetri e ka gati fjalën për traun e Udhës së Kombit, dhe ta përmbyll shkurt duke të thënë se aksioni u la në gjysmë të udhës.
Kjo dalja nga Parlamenti duket si zgjidhje e nxituar dhe se bashku me mospjesëmarrjen në zgjedhje lokale na nxori krejt nga sistemi, ta thone pa qenë të interesuar të ua thuash psenë. Siç e dëgjojnë në fakt dhe e thonë, pa qenë të interesuar deri në fund për kundërargumentin. Kapen dhe në më të fundit zhvillime. Po ja bëhen deklarime se nuk do lejojmë zgjedhje, se ky është mitingu i fundit me Ramën Kryeministër, se nuk do lejojmë të futen nëpër Bashki ata me 5 a 10 përqind të votave dhe fundi del krejt ndryshe.
E ndajnë ashtu me naivitet thelbin dhe frymën e deklarimeve nga veprimi praktik dhe rrine ne medyshje. Ka pastaj prej atyre qe hyjne thelle hamendesimeve duke aluduar per tentativa te zhberjes se PD njesh me fatin e simotrave te saj te para 30 viteve ne gjithe Lindjen komuniste, apo per skenare te panjohura te te medhenjve te botes per te ardhmen e gadishullit problematik te Ballkanit.
Nuk besoj se gjithe kete huti e paqartesi e has vetem une, ne ate si rutine dialogjesh te se perditshmes. Por dhe nese me ndodh vetem mua, e shoh me shqetesim sa kohe me del ne tavoline ku je ulur per qejf a per hall, me del ne udhetim, me del tek çadra e plazhit apo tek ecen neper park, me del te miku apo shoku kur i ke vajtur per mira a per keq.
Edhe nese ne rastin me fatlum jam vetem une i keqkuptuari i madh i kesaj hallakatje opinionesh, prirem t’a shoh me shqetesim kete lloj kalamendjeje te frikeshme, kete çorientim qe i mban njerzit si te ngrire, pa drite ne fund te tunelit. Ky eshte nje kurth i madh qe dhe pse grotesk eshte i rrezikshem dhe i synon me sforco radhet e medha te mbeshtetesve te opozites per t’i ushqyer me diversion, me hutim, me mosbesim.
Nje pushtet e nje qeverisje qe s’ka e s’mundet te thote asgje per punet e veta te gjashte viteve ka gjete udhen e agjitpropit per t’i mbajtur njerzit nen trusnine e pasigurise per nje te neserme ndryshe. Ka nje perpjekje te ethshme te pushtetit te sotem ne kete angazhim ogurzi te krijimit te atmosferes se rrezikut qe gjoja i kanoset vendit nga opozita dhe mos ekzistenca e saj imagjinare. Ne krye te puneve per cdo çast, ne çdo centimeter e ne çdo qelize per zhberjen e opozites eshte vete Edi Rama, Kryeministri me i deshtuar dhe me problematik qekurse vendi ka patur mbi krye nje qeveri qe nga indipedenca e deri me sot.
I kam te gdhendura ne kujtese fjalet e Aurel Plasarit ne 2013: nen Edi Ramen Shqiperia dhe shqiptaret do pesojne ku e ku me keq se nen Enver Hoxhen. Dhe kete Rame ziu nuk e ben i vetmuar, por ne front me ekipin e te se shkuares komuniste qe ka ka ne parti e ne çdo nivel ç’qeverisjeje. Ka nje opinion te gabuar kur thuhet se Rama ka larguar socialistet dhe i ka mbushur radhet me rilindas.
Nje e pa vertete e madhe.
Larguar jane ata me europianistet, jane larguar socialistet qe e duan vendin nje demokraci funksionale, por i ke aty socialistet puniste. Merrini emrat e ekipit te Rames ne parti e ne nivelet e ndryshme te pushtetit dhe do iu rezultoje se jane pjese e trungut te familjeve te pushtetit te shkuar. Pasardhës te familjeve me pozita ne Partine e Punes, me pozita ne pushtetin e djeshem, me pozita ne organet e propogandes komuniste, me pozita ne sindikatat e partise, me pozita ne organet e levave te partise, fronti, rinia, gruaja, me pozita ne strukturen e erret te sigurimit te shtetit.
Ka dhe ca pak te rekrutuar prej familjesh te zhgrryera e masakruara nga sistemi per nje gjysem shekulli. Jane individe qe pasi i ka gjetur te zhytur ne paligjshmeri, ne pune te pista krimi e trafiku, i ka therritur ne ekip duke u vene perpara dhe karroten dhe kerbaçin. Te gjithe keta kane nje mision, te mbulojne gjithe keq qeverisjen e vendit, krimin, vjedhjet dhe shpopullimin masiv me leveren e piste te rrezikut nga opozita.
E dyta ne rend, po e para ne pune ne kete sipermarrje te rrezikshme eshte struktura famezeze e sigurimit te shtetit. E di, disa do nenqeshin me kete. Personalisht e kam patur dhe e kam bindje se ne keto tridhjete vite PD me se shumti i eshte dashur te perballet me kete strukture te pa shperbere, pra me organizaten e perbindeshme te sig te shtetit qe sot e ke brenda dhe jashte struktures qeverisese. E gjen ate kudo, sot e kasaj dite, ne strukturat e pushtetit, ne organizatat e shoqerise civile, ne media, ne biznes dhe pse jo si misionare edhe brenda vete opozites.
Kjo nuk eshte nje realitet vetem shqiptar.
Ne gjithe ish Lindjen komuniste arma e sigurimit e mban zjarrin ndezuar sa here qe te shkuares i duhet te na rrije mbi koke si kercenim. Vereni me te fuqishmin e ketij ish kampi, Presidentin Putin. Simbolikisht i vajti per urim keto dite ish shefit te tij te para tridhjete viteve ne KGB, me falenderimin dhe mirenjohjen çfarë ai me te tijet kishte bere per ahere dhe per sot.
E treta per nga renditja, por jo nga pesha e ndikimit ne antiopozitarizmin e ketyre gjashte viteve jane nje pjese jo e vogel e mediave, e gazetareve, e analisteve, e zoteruesve te portaleve dhe e grupeve e strukturave te krijuara posaçerisht per kontrollin e komunikimeve online.
Shume prej tyre e bejne kete nga halli dhe malli per Ramen. Disa e bejne se origjinojne nga e shkuara komuniste, anipse ne demokraci u ka qelluar te shndrrohen nga kapterra ne gazetare e ne parellinje. Jo te paktet zbatojne urdherat e pronareve oligarke, a kandidate per oligarke qe pushtetin ekonomik e kane ne simbioze me qeverine. Jane dhe ndoca qe krimi dhe i paguan dhe i komandon.
Grupeve te krimit po ua hengre buken duhet t’u besh punen, se ndryshe dhe zinxhiret dhe plumbat i kane prej çeliku. Jane dhe nje kategori tjeter e propogandes antiopozite. Keta jane pak ne numer po shume ne rrezikshmeri sepse jane te kamufluar brenda kampit te opozites. Fraksioni i pare i tyre grupon ata qe mjeshtri Kapexhiu, i stigmatizon ne diçituren e karikatures si “sokoleshe per kundra peshe”.
E kane nga mllefi per humbjen e ofiqeve, por jo vetem aq. Me se shumti e kane nga pervujtnia e litareve qe kane neper kembe, nga kercenimi qe u rri mbi krye per abuzime dhe afera qe fort mire ia dine vetes, dhe pse jo per joshje qe nje qeveri qe pastron parate e krimit, nuk e ka me dhimbje te shperndaje ca shuma si pagesa per te zhbere opoziten.
Keta i quaj pa hezitim njerez qe jetojne nen hijet e te shkuares. Nuk i meshiroj dhe pse jane bere per t’u meshiruar. Nuk kane pike uji ne fytyre kur i dalin ne krah Kryeministrit sa here ai shkon ne zgrip te gremines. I turren opozites dhe liderit te saj me çiftet e mbushura me saçma per ariun. Te vjen zor e ndihesh keq tek i degjon, tek kujton te shkuaren e perbashket dhe ndjen zhgenjim tek i sheh ashtu me kallaisjen e rrenuar.
Po duket pesha e mekatit eshte me e madhe se pesha e turpit. Te fundit antiopozitare jane dhe ca pak qe rrine brenda PD, brenda strukturave partiake, apo ne ndonje nivel pushteti lokal a zyre qeverisjeje. Jane te paket ne numra, po skutheri kane me tepri. Sa here shohin fallin e te nesermes se pa sigurte per karrigen e enderruar behen keq dhe pertypin dhe keta sa mundin antiopozitarizem.
Ankimojne para te tjereve neper tavolina per lidershipin e opozites dhe gati ndihen te pa fat qe e shohin veten te lidhur me prespektiven e opozites. E qarte eshte se i gjithe ky sulm frontal kunder opizites, qe pastaj perkthehet ne ato debatet tona te perditshme sa here ulemi me njerezit e zakonshem, dhe pse eshte i rrezikshem eshte pa te ardhme. Veçse dhe cdo neglizhence per t’a perballur çdo dite kete llumnaje antiopozitarizmi eshte e pa falshme, nuk ka vend per shkujdesjen me te vogel te çdo opozitari, aq me pak per shkujdesjen e Bashes dhe te ekipit te tij.
Eshte e ditur se lufta ndaj Bashes nuk ka nisur sot. Ata qe e piketonin veten per te drejtuar PD e post Berishes, e pane Bashen si rival, dhe nisen te sillen ndaj tij si ndaj rivalit ne mentalitetin dhe ne politiken ballkanike. Basha iku shpejt nga ministria qe ne zbatim te VKM kontraktoi ndertimin e Udhes se Kombit. Ajo ishte nje kontrate me negocim per pagesa per volumet faktike te punes.
Punimet e pagesat vazhduan gjate nderkohe qe Basha ishte larguar e drejtonte tjeter ministri. Dhe si per çudi akuzat absurde ngerthyen veç emrin e tij, padia u ngrit po ndaj tij, dhe sot ende lakojne gjyqin e fituar prej tij. Ne vitet e drejtimit te Kryeqytetit Basha dhe projektet e tij u gjenden ne nje rrethim te dyfishte. Jane te fresketa aktet e therorise te deputeteve dhe militanteve te PS qe donin te beheshin kurbanet e Bulevardit te Ri, deri sa ia dolen bllokimit.
Disa lisa dhe nje rrethim i parkut te Pallatit Mbreteror, qe i prekte zgjerimi i rruges se Elbasanit u bene kuja e shoqerise civile, e opozitarit Rama , e elementeve te nxitur qe mbaheshin si eminenca te mbrojtjes te ambientit dhe te trashgimise kulturore te Tiranes. Qe te gjithe keta bejtexhi sokaqesh jane autore te sotem te masakres urbane te kryeqytetit, autore te rrenimit te trashgimise te Tiranes.
Ne finacimin buxhetor te projekteve te Kryeqytetit Bashes i eshte dashur t’i levizte pa uje guret e mullirit te pushtetit. Ishte koha kur projektohej ndrrimi i drejtimit te PD pas zgjedhjeve te 2013 dhe Basha duhej penguar. Jam deshmitare i hasjes rastesore te me shume se nje rasti diskutimesh te tilla ne pas kuinta. Kam hasur ne ato tavolina diskutimi dhe individe qe sot i rrine ne krah Bashes si opozitare te zellshem. Besoj vete Basha t’a kete ditur kete situate, une kurre s’kam patur rast ta diskutoj me te kete gje por pikpamjen time ua kam thene ne sy protagonisteve te ahershem.
Basha beri perpjekje t’a hapte Bashkine, dhe mbetet ndofta Kryebashkiaku i Tiranes me me pak leje ndertimi, e rriti transparencen e vendim marrjes. Me shume se gjysma e mandatit, qe prej mesit te vitit 2013 ishte nen qeverisjen e Rames dhe bllokimi per Tiranen tashme ishte kthyer ne ceshtje dite per fitimtaret. Kane kaluar kohe dhe faktet harrohen e insinuatat mbeten, po realiteti ky ka qene.
Ne gjithe kete spirale nuk dua t’i bej lak faktit se brenda asaj strukture qe Basha kishte ne bashki, nuk jane konstatuar individe e segmente qe efiçencen e kane patur me te shkurter, e doren me te zgjatur. Gjithmone ka patur e ka individe me te cilet nuk mund te krenohesh as pse i ke patur dhe as pse ende i mban. Rezultatin e zgjedhjeve te 2017 jane te shumte ata qe ia ngarkojne vetem Bashes.
Me te eger ne kete akuze jane ata qe paten rezultate katastrofike per PD ne zgjedhjet e vitit 2013. Lista Basha u sulmua si kazusi i humbjes. Ne te vertete ajo nuk eshte ndonje liste qe mbrohet lehte, ashtu siç e sigurte eshte se ashtu do ndodhte dhe me nje liste ndryshe. Kur mendon se ne balle te sulmit te saj u vune ata qe e gjeten veten jashte saj, dhe disa prej atyre qe e donin veten brenda saj, por dolen te zhgenjyer, duhet ulur shpata.
Pastaj ka dhe nje fakt domethenes.
Merreni ate liste emer per emer dhe do u rezultoje se 70 perqind e emrave jane zyrtare te niveleve te dyta te pushtetit te demokrateve nder vite. Basha i gjeti aty, as i shpiku, as i solli. Periudha post çadres komentohet ende sot si nje marreveshje deshtim, madje per me keq si marrveshje e erret. Nese per ate marreveshje marrim ne konsiderate disa faktore, Bashes i takon ç’veshja nga nje lloj pergjegjsie e inskenuar.
Kurre me pare nga Amerika dhe Europa nuk ka patur nje deklarim te prere zyrtar se i njohim zgjedhjet pavarësisht kush merr pjese ne to. Lihet larg vemendjes loja e ahershme e LSI me dreken te Pazari i Vjeter i Tiranes per pazaret e reja te politikes.
Se treti ishat e partise qe here benin presion per djegie mandatesh, here per mos pjesmarrje e me pas per pjesmarrje me çdo kusht luajten lojen e grackes.Ishte nje loje me te pa njohura, veshtire te lexueshme. Basha nuk mundet te jete jashte pergjegjesise as per marrveshjen e as per rezultatin e zgjedhjeve, por gjithe çfarë i vishet Bashes eshte pjese e skemes se antiopozitarizmit qe sot eshte me ne drite se kurre.
Basha dhe mundet t’a kishte tejkaluar mungesen e eksperiences, per te mos qendruar i vetem, ne ate tavoline bisedimesh tek per tek me Edi Ramen qe ka profilin e mashtruesit dhe manipulatorit klasik te te vertetave.
Mungesa e nje te treti çoi uje ne mullirin e Rames, ushqeu makinerine tij te manipulimit.
Perpjekjet e sforcuara per ta mohuar e zvetenuar luften dhe devizat politike te Bashes ne jeten brenda e jashte parlamentare te ketyre viteve ne opozite jane dhe kryefjala e kundershtise per suksesin a mos suksesin e tij. Ne betejat e politikes asnjehere nuk eshte mjaft, por Bashes nuk mund t’i mohohet suksesi i miratimit te korpusit ligjor per dekriminalizimin dhe qasja per zbatimin praktik te tij, kembengulja per nje reforme reale te sistemit te drejtesise, perpjekjet per te vene ne themelin e themeleve zgjedhjet e lira dhe te drejta, lançimin e projektit per ndertimin e nje demokracie funksionale ne vend permes ndarjes se pushteteve, denoncimin me fakte, me emra, me argumenta zyrtarisht te provuara perkunder konçensioneve abuzive, perkunder PPP, perkunder aferave korruptive, per kunder grupeve te krimit te organizuar lidhur ngushte pushtetit te dites, perkunder rasteve e fushave te pastrimit te parave te krimit, perkunder kanabizimit te vendit, perkunder zhballancimit dhe kapjes se gjithe pushteteve nga nje dore e vetme, aq sa opozita e ketyre viteve te dalloje thelbesisht ne opozitarizmin e ketyre tre dekadave per shkak te bazueshmerise se akuzes.
A ka vend per me shume.Gjithnje po. A ka vend per me shume qartesi e pragmatizem ne gjithe lojen politike dhe ne deklarimet publike te opozites, besoj qe po.
Shume here deklarimet publike te opozites kane krijuar o zbrastesi o pritshmeri te pa nevojshme. Jane te shumte ata qe e ngatërrojne pa asnje qellim thelbin dhe frymen e nje deklarate me germen e saj. E ngatrrojne dhe s’ka pse te pyesim perse.
Pastaj vijne ata qe e ngatërrojne qellimisht, ferkojne duart dhe shfryjne vesh me vesh, bie fjala, ja u tha nuk leshohen bashkite, po ja qe po merren nje e nga nje. Establishmenti politik i opozitës ka nevoje jo per deklarata sa per fryme e per nxitje, ka nevojen e qartesise se çdo veprimi, ka nevoje per te qene te hapur me njerezit per ate qe don dhe qe mundet te beje opozita, pa nevojen per pritshmeri qe u dihet fati qe kur thuhen.
Basha e ka informacionin per gjithe platformen anti-Bashe e anti-PD. Por siç kjo platforme zhvillohet e komentohet çdo dite, Basha dhe establishmenti i tij i politikes dhe i propagandes duhet po ne perditshmeri t’i pergjigjen.
Kjo nuk duhet pare nen veshtrimin e gabuar si vetmbrojtje, por si nje detyrim ndaj mbeshtetesve te opozites dhe ndaj opinionit publik per te qartesuar çdo rast e ne çdo çast, çdo fjale, çdo fjali e koment qe devijon detyrat e pushteti nga puna per qytetaret, ne perpunimin e qytetareve per te keqen dhe rrezikun qe vjen prej opizites.
Basha dhe ekipi i tij duhet te çlirohen nga te panjohurat dhe frikerat e balancave ne mes te mirave e te keqiave te te pasurit unitet me çdo kusht.
Çdo qasje ne nje unitet qe mezi mbahet ne kembe eshte te ecesh me gjasme e me gjysma Aty ku eshte mjaft eshte mjaft se jemi ne kushtet kur kemi nevojen uleritese te ecim perpara.
Gjithe sa thashe ne keto rrjeshta s’jane asgje me shume se besimi qe une kam ne kauzat e drejta te opozites, qe krejt afer besoj se do ia dalin te kryhen.
SYRI.net