Ç’po ndodh me Europën? Kurorat po rifitojnë funksionin e tyre si fuqi moderuese dhe arbitrazhi

0
123

Krizat kushtetuese në Evropë po u rikthejnë peshën monarkëve të cilët, për një kohë të gjatë ishin shndërruar në bartës të detyrave ceremoniale, përfshirë në dasma luksoze dhe ishin bërë ‘mish’ për tabloidet e thashethemeve, papritmas ndodhen në prag që të bëhen sërish të rëndësishëm.

Mbreti Filip i VI-të i Spanjës, mori rolin drejtues në përballjen me separatizmin e Katalonjës, kur i shpalli të jashtëligjshëm udhëheqësit rajonal që organizuan referendumin për pavarësi në vitin 2017, duke ushtruar detyrën kushtetuese të monarkisë për të ruajtur unitetin kombëtar.

Dhe tani po shtohen spekulimet në mediet britanike që Mbretëresha Elizabeth do të thirret për të zgjidhur një krizë kërcënuese kushtetuese rreth planeve të kryeministrit Boris Johnson, për ta larguar Britaninë nga Bashkimi Evropian, nëse është e nevojshme pa marrëveshje me Brukselin

Përveç fuqive “të fjetura” kushtetuese, dy monarkët duket të kenë pak gjera të përbashkëta.

Mbretëresha Elizabeth, i ka kaluar 67 vjet në fronin që është mbajtur me shekuj pa ndërprerje nga Shtëpia Windsor. Mbreti Filip, nga ana tjetër, mori kurorën pesë vjet më parë pas abdikimit të babait të tij, dinastia Burbone e të cilit u rivendos nga diktatori Francisco Franco .

Image

Megjithatë, ata janë kushërinj nga gjaku përmes mbretëreshës Victoria, perandoreshës britanike, që ushtroi ndikim politik në gjithë Evropën dhe pjesën më të madhe të botës gjatë shekullit të XIX.

Dhe “të dy janë thirrur për të mbushur boshllëqet e krijuara nga pamundësia e politikanëve të zgjedhur për t’u përballur me problemet më të mëdha dhe shkallën e lartë të polarizimit të krijuar për shkak të kësaj pamundësie”, thotë profesori i shkencave politike, William Ogilvie de la Vega, nga Universiteti Franciso Marroquin në Madrid.

Për shkak të anakronizmave në vendet e tyre demokratike, të dy monarkët mbeten si udhëheqës kushtetues të shtetit dhe, si të tillë, ruajnë ato që ish ambasadori Spanjoll në Londër, Federico Trillo-Figueroa, i përshkruan si “fuqi të fjetura”.

Këto përfshijnë, në rastin e mbretëreshës Elizabeth, fuqinë për të thirrur dhe shpërndarë parlamentin dhe për të nënshkruar ligjet, megjithëse në praktikë ajo i ushtron këto përgjegjësi vetëm me kërkesë të kryeministrit.

Fuqitë e tilla “ushtrohen normalisht në një mënyrë të padukshme dhe ndodhin publikisht vetëm në situata krize kushtetuese për të garantuar ekuilibrin midis institucioneve,” i tha Zërit të Amerikës ish ambasadori Trillo-Figueroa.

Por, zbritja nga piedestali mbretëror për të mbajtur anë në përplasjet politike, mund të jetë lojë e rrezikshme.

Mbretëresha Elizabeth rrezikon të tjetërsojë elementët më tradicionalë të shoqërisë britanike, shumica e së cilës votoi për largimin nga Bashkimi Evropian në një referendum në vitin 2016, nëse ajo refuzon kërkesën e pritshme të kryeministrit Johnson për të pezulluar parlamentin nëse ai bllokon një Brexit pa marrëveshje. Pallati Buckingham tashmë zyrtarisht ka theksuar se “vullneti i parlamentit duhet të respektohet.”

Ditë më parë, udhëheqësi i fushatës pro Brexitit, Nigel Farage, bëri një sulm të pashembullt për një politikan konservativ nacionalist, mbi familjen mbretërore, duke e cilësuar nënën e ndjerë të mbretëreshës “një pijanece e duhanpirëse me mbipeshë”.

Mbreti Filip ngjashëm fitoi armiqësinë e nacionalistëve katalunas duke mbështetur hapur vendosjen e sundimit të drejtpërdrejtë të Madridit mbi Katalonjën. Madje edhe kryebashkiaku i Barcelonës, Ada Colau, i cili kundërshton pavarësinë e plotë të Katalonjës, shmangu mbretin kur monarku vizitoi qytetin e dytë më të madh të Spanjës. Mbreti Filip është pritur nga protestues armiqësor në kryeqytetin e Katalonjës.

Sipas një raporti të gazetës El Mundo, ish-kryeministri Mariano Rajoy, ishte kundër një paraqitjeje televizive në të cilën mbreti Filip akuzoi autoritetet katalunase se vepronin me “jobesnikëri të papranueshme” përpara se qeveria zyrtarisht t’i akuzonte ata për kryengritje.

Image

Por, Raquel Casviner Cañellas nga Unioni Qytetar Katalonas, thotë se mbreti “duhej të qetësonte unionistët pro-Spanjollë që mendonin se përgjigjet e qeverisë qendrore ndaj sfidës së pavarësisë së Katalonjës kishin qenë tepër të kujdesshme.”

I ati i mbretit Filip, Juan Carlos, siguroi mbijetesën e monarkisë në Spanjë duke e drejtuar vendin drejt demokracisë, pas vdekjes së diktatorit Francisco Franco.

Ai parandaloi një grusht shteti ushtarak të së djathtës në vitin 1981, duket duke pasur në mendje fatin e kunatit të tij, Konstandinit, që humbi fronin grek në vitin 1960.

“Kurorat po rifitojnë funksionin e tyre si fuqi moderuese dhe arbitrazhi siç ato karakterizohen të jenë në monarkitë moderne parlamentare kushtetuese,” tha ambasadori Trillo-Figueroa.

Image

Ka po ashtu dëshmi se një brez i ri mbretëror mund të përfshihet në politikë. Bashkëshortja e princit Harry, Meghan Markle, Dukesha e Sussexit, nxiti kritika mbi paragjykimin gjinor, racor dhe politik në një artikull që ajo redaktoi për British Vogue, me titullin “Pesëmbëdhjetë forcat për ndryshim”, raporton Daily Telegraph.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here