Një 68 vjeçare ka ndërruar jetë paraditen e sotme, pasi ra në një gropë më serë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 të kësaj të marte në fshatin Zharrëz.
Mësohet se e ndjera, ishte shtetasja me iniciale N.K, e cila në momentin e rënies, ishte duke iu dhënë ushqim shpendëve.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.