Një tjetër ngjarje e pakëndshme u ka ndodhur turistëve të huaj që vijnë këto ditë për të vizituar Shqipërinë, të cilët bëhen pre e dhunës dhe e grabitjes, duke treguar edhe njëherë se situata e rendit dhe sigurisë në vend është jashtë kontrollit.
Një çift turistësh të huaj gjermanë, të identifikuar si Ana Lucia Barroso dhe Steen Thorsson, banues në Hanover, janë grabitur në rrugën ‘Petro Marko’ nga një person që u ka marrë valixhen me të cilën udhëtonin. Çifti ka bërë denoncimin në Polici, ndërsa ngjarja është raportuar nga gazetarja e kronikës në Top Channel, Anila Hoxha.
Ky është rasti i tretë brenda disa ditësh, pas atij të ndodhur në Porto Palermo ku u sulmua një grup turistësh spanjollë dhe në fshatin Shëngjergj ku u dëmtua makina e një çifti hungarez, ku sulmohen turistët e huaj.
‘Vazhdojmë…. pas hungarezit që i thyen xhamat e makinës në Shengjergj, ankohen gjermanët!
Ana Lucia Barroso dhe Steen Thorsson banues në Hannover, kallëzojnë në polici se në orën 11.30 në Tiranë, në rrugën “Petro Marko”, një person i paidentifikuar ju rrëmbeu valixhen brenda të cileë kishin veshje dhe sende personale!’, shkruan gazetarja Anila Hoxha.