Aksidentet në Shqipëri/ Reagon eksperti i sigurisë rrugore: Keq menaxhimi i trafikut, shkaktar!

0
154

115 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore gjatë shtatë muajve të parë të vitit. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se ka një ulje vjetore me rreth 10% të numrit të aksidenteve me pasojë të plagosur, por vdekshmëria vijon të mbetet ndër më të lartat në rajon dhe Europë.

Për ekspertin e sigurisë rrugore Artur Sulçe, kjo situatë, veçanërisht më problematike gjatë sezonit veror, vjen për shkak të dobësive në planifikimin urban dhe në menaxhimin e trafikut, rëndimi i të cilit irriton përdoruesit e rrugës dhe ndikon në vendimmarrjen e gabuar të drejtuesve.

“Jemi në shifra tmerrësisht alarmante, pra bashkëpunimi në grup i gjithë institucioneve që kanë lidhje me aksidentet rrugore, duhet të punojnë në një grup për të dhënë zgjidhje reale, në mënyrë që të mos transferohet problemi nga një pikë rreziku, në një tjetër, por t’i jepet zgjidhje”, thotë Sulçe.

Sipas Sulçes norma e lartë e aksidenteve krijon një faturë të madhe për ekonominë: duke përfshirë vonesa për bizneset dhe qytetarët, kostot në shërbimin shëndetësor, si dhe cenimin e forcës punëtore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here