Sërish tragjedi në vendin e punës/ Humb jetën 42-vjeçari, ja shkaku…

0
135

Policia e Kosovës ka njoftuar se, ditën e sotme ka ndodhur një incident në një kantier ndërtimi në Gjilan ku ka vdekur një person derisa ishte duke punuar aty.

“Policia e Kosovës me urgjencë kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se i ndjeri B.E. (1977) shqiptar, shtetas i Kosovës, me banim në fshatin Ramjan, komuna e Vitisë, derisa ishte duke punuar në një objekt, i cili ishte në ndërtim e sipër, në rrugën ‘’Marie Shllaku’’, në rrugën  e Kamenicës”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia më tej bën me dije se, derisa kishte qenë duke e tërhequr një gyp, dyshohet se i ndjeri kishte pasur kontakt me telin e rrymës së tensionit të lartë, me ç ‘rast dyshohet se ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymën, shkruajnë mediat e Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante nga Policia dhe prokurori i shtetit, KEDS-i, inspektorët e punës dhe mjeku kujdestar, i cili edhe ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në komunikatë.

“Trupi i pa jetë i viktimës me vendim të prokurorit  të dërgohet për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti për momentin  është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’. Rrethanat e këtij rasti të rëndë janë duke u hetuar”, tha policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here