Bolonjë/ Arrestohen ‘skifterët’ shqiptarë, dështojnë në grabitjen e radhës

0
157

Policia e Bolonjës ekzekutoi operacionin e koduar “Kusar” duke shkatërruar një bandë grabitësish shqiptarë.

U arrestuan në flagrancë ndërsa po përgatiteshin të kryenin grabitjen e rradhës dy shtetas shqiptarë 29 e 24 vjec.

Banda e shqiptarëve me fytyra të maskuara grabisnin pikat e shitjes së karburantit rreth e qark provincës së Ravenas duke kërrcënuar punonjësit për dorëzimin e arkës me para.

Vetëm gjatë periudhës kohore 12 e 16 gusht, banda kishte grabitur 2 herë të njëjtën pikë karburanti duke vjedhur rreth 4 mijë euro cash.

Falë dëshmive të personave të grabitur dhe procesit hetimor, policia italiane mundi të vihet në gjurmët e bandës shqiptare duke arrestuar në flagrancë 2 shqiptarër.

29 vjecari i arrestuar është me leje të rregullt qendrimi, ndërsa ai 24 vjeç sapo kishte mbërritur nga Shqipëria në Itali.

Dy shqiptarët e arrestuar ndodhen në burgun e Ravennas ne dispizicion të autoriteteve gjyqesore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here