Fitime marramendëse nga laboratori i drogës, në pranga dy shqiptarë

0
175

Dy shqiptar të rinj, 27 dhe 29 vjeç, kanë rënë në prangat e Policisë së Greqisë, pasi janë kapur duke ruajtur një parcelë me bimë kanabis në Vilia Atikë.

Në operacionin e policisë së Athinës me të Patrës është zbuluar një parcelë e madhe, 2 hektarë, me bimë deri në 2.50 metra. Ngjitur parcelës, trafikantët kishin laborator të pajisur për përpunimin e përgatitjen e drogës.

Gjithsej, u çrrënjosën dhe u sekuestruan 1600 bimë kanabis, 20 kg kanabis e thatë dhe 420 pemë të këputura. Sipas policisë, fitimi i llogaritur i trafikantëve do të ishte 1.700.000 euro. Ndërkohë, dy shqiptarët e arrestuar do paraqiten para prokurorisë së Athinës këto ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here