E ardhmja e Mauro Icardit mbetet një rebus i madh, një enigmë e cila nuk po merr dot një zgjidhje. Këtë të enjte është dita e fundit, skadon ultimatumi nga ana e Napolit, Ancelotti dhe De Laurentiis presin një përgjigje përfundimtare. Argjentinasi në fakt nuk është i gati të transferohet tek Napoli, mbetet në pritje të Juventusin, në të kundërt do të vijoj të qëndroj tek Inter.
Në këto kushte në garë mbetet vetëm Juventus, dëshira e madhe e Icardit por ky operacion është totalisht i kushtëzuar nga Dybala. Presidenti i Interit, Steven Zhang, i ka premtuar tifozëve zikaltër se nuk do të shes Icardin tek Juventus, e vetmja gjë që mund ti ndryshoj mendim është Dybala. Edhe ky shkëmbim duket i vështirë, as presidenti i Juves, Andrea Agnelli nuk dëshiron ti shes Interit fantazistin argjentinas.