Investime para nisjes së vitit shkollor në Bashkinë Pogradec

0
134

Në vijim të angazhimit maksimal për nisjen e vitit shkollor 2019-2020, Bashkia Pogradec po ndërhyn në çdo institucion arsimor. Në shumë godina është duke u punuar në vijimësi deri në fillimin e vitit shkollor. Kryetari i bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli shprehet se objektivi kryesor është minimizimi i problemeve të shfaqura gjatë vitit 2018-2019 dhe përgatitja për një fillim të mbarë të vitit arsimor 2019-2020. Sipas tij, janë marrë masat për mirëmbajtjen dhe riparimet në shkolla, kopshte dhe çerdhe, atje ku ka qenë më e domosdoshme.

”Është ndërhyrë për riparime dhe mirëmbajtje të zakonshme si lyerje, suvatime të pjesshme të brendshme dhe të jashtme, vendosje dyersh të jashtme, vertrato rrëshqitëse dhe dritare duralumini. Po ashtu është bërë shtrimi me pllaka, veshje me pllaka majolike në tualete, vendosje tuba e rakorderi ujësjellësi, si dhe është ndërhyrë në rikonstruksionin e çative dhe hidroizolimin e tarracave”.

Xhakolli tha se po punohet në dy grupe pune përsa i përket lyerjeve. ”Grupi i parë me punonjës të Qendrës Arsimore dhe grupi i dytë me punonjës dhe specialistë të subjektit që ka lidhur kontratë me bashkinë Pogradec, për mirëmbajtje ndërtesash arsimore. Bashkia Pogradec shpreh angazhimin e saj për rritjen e shërbimit në infrastrukturën fizike arsimore të shkollave, kopshteve dhe çerdhes”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here