Shihni “aksionin” e shqiptarëve të armatosur dhe maskuar…

0
147

Një operacion i policisë italiane i koduar “Kusar”, shpartalloi një bandë përgjegjëse për grabitje të shumta kundër shpërndarësit të karburantit në zonën e Santernos në provincën e Ravennas.

Grabitja e parë ndodhi natën e 8 korrikut. Dy kriminelë të armatosur me thikë dhe fytyrë të mbuluar vodhën një shumë të konsiderueshme parash nga arka e shpërndarësit të karburantit.

Më 12 dhe 16 gusht, u kryen edhe dy grabitje të tjera, përsëri në dëm të të njëjtit shpërndarës, vlera e të cilit arriti në 4 mijë euro.

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e një prej grabitjeve në pikën e karburantit.

Arrestimet bënë të mundur edhe zbulimin e një tjetër vjedhjeje më 19 gusht, që shënojnë grabitjen e pestë të dy shqiptarëve të arrestuar, përkatësisht 24 dhe 29 vjeç. Njëri ishte me leje qëndrimi të rregullt në Itali, ndërsa sapo kishte mbërritur në vendin fqinj. Policia sekuestroi materiale të ndryshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here