Bregdeti shqiptar është mjaft tërheqës edhe për biznesmenë dhe figura të larta shtetërore në mbarë botën.
Ditën e sotme u ankorua në bregdetin e Sarandës superjahti i Emirit të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani.
Mendohet se jahti kushton rreth 400 milionë dollarë, një ndër më luksozët e ankoruar në bregdetin tonë.
Kjo nuk është hera e parë që miliarderë nga bota mbërrijnë në bregdetin jonian shqiptar.