Baftjar Çelaj, i ati i Indrit Çelaj të riut që u vra ditën e djeshme me një plumb në kokë nga 2 vëllezërit Kusi pas një grindjeje për montimin e një kondicioneri në vilën e këtyre të fundit kërkon drejtësi.
” Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur. Ku do kërkoj drejtësi”, thotë ai për Fax News.
“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit. Kjo është fatkeqësi e madhe në shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi. E kam marrë vesh nga gazetat nga televizionet. Cuni është vrarë ne 11 paradite une e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentat. E kishte marrë policia.
Djali ishte në punë, punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken në Fier tek shkolla Rakip Kryeziu
Asnjë konftikt nuk ka pasur djali , ka qënë i kulturuar dhe i sjellshëm.
Rrallë gjen djalë si ai, nuk dinte të ofendonte ishte i matur.
Ma morën djalin në moshë të re.
Kur vajta në spital vetëm kam kam mbajtur frymën dhe veten. Sikur të kisha fuqi nuk dija se cfare mund të bëja.
Ku do kërkoj drejtësi kush ma zgjidh mua?”, shprehet Baftjar Çela.
Në familjen e Indrit Çelës në Mallakastër janë hapur dyert e mortit. i ndjeri ishte vëllai i vetëm i 3 motrave.