Ishte në kërkim për vrasje dhe është vënë në prangat e policisë gjatë ditës së sotme.
”Në momentin e kapjes në një lokal, htetasi A.Gj kishte me vete në cantën e dorës një armë zjarri pistoletë, me 5 fishekë luftarakë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tiranë
Finalizohet një tjetër operacion në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe krimit ndaj personit, falë bashkëpunimit me qytetarët
Operacioni policor i koduar “Aleati”.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë.
Kapet dhe arrestohet një person i shpallur në kërkim për veprat penale ”Vrasja me dashje, e mbetur ne tentativë” në bashkëpunim dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Në momentin e kapjes në një lokal, shtetasi A.Gj kishte me vete në cantën e dorës një armë zjarri pistoletë, me 5 fishekë luftarakë.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, si dhe falë bashkëpunimit shumë të frytshëm me aleatin më të çmuar të Policisë së Shtetit, qyetarët, shërbimet e Seksioneve për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas informacioneve të marra për një person në kërkim, i cili ndodhej në një lokal në rrugën “Teodor Keko” dhe dyshohej se kishte dhe armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Aleati”, i cili u finalizua me kapjen në flagrancë të shtetasit:
A.G. 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Në momentin e kapjes në lokal, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia, këtij shtetasi iu gjet në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë me 5 fishekë luftarakë.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Shtetasi A. Gj, më 13.05.2018, në bulevardin “Bajram Curri”, pas një konfikti të çastit, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. B., i cili ka mbetur i plagosur.
Materialet procedurale do t’i kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.