Njihuni me narkogjykatësin, që i dha mandatin narkokryetarit monist të Kukësit, Gjici, që me rojet e tij vjedh dhe banka.” Me këto fjalë, ish-kryeministri Sali Berisha, ka zbuluar në vijim, emrin e një gjykatësi të njohur të vendit, Isuf Shehut, si personin që i dha mandatin me dorën e vet, kryebashkiakut të ri të Kukësit, Safet Gjicit.
Janë pikërisht denoncimet e qytetarëve, me fotografi dhe fakte, që kanë hedhur dritë mbi figurën e kryegjykatësit Shehu dhe dëshmojnë varësinë e gjithanshme të tij si njeri i “drejtësisë”, nga biznesmeni politikan Safet Gjici.
“Doktor, ky që të kam dërguar në foton më sipër, – shkruan një qytetar, – është Isuf Shehu, Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës. Shikojini fotot më sipër me Gjicin në tribuna e takime dhe mbledhje sikur të ishte vartës i tij dhe ky është ai që i ka dhënë vendimin e Gjykatës per mandatin e këtij ‘capit” të Bushtricës, Safet Gjicit.
“Përshëndetje Doktor, – shkruan një tjetër qytetar dhe shton detaje të tjera. – Këta faqezinjtë vetë i organizojnë zgjedhjet, vetë i vjedhin, se u ka hyrë frika në placë dhe kur janë të vetëm në zgjedhje për të qënë më të sigurtë në vetvete i vjedhin përsëri dhe vetë i çertifikojnë në gjykatë.
Ky që po shikoni në foto është shok i ngushtë i Safet Gjicit si para edhe pas 30 Qershorit. Ky i ka dhënë vendimin e gjykatës për kryetarin e ri të bashkisë Kukës. E ka dhënë ky se kanë frikë me a lënë të tjerëve se mos ndoshta nuk ia japin. Na mbytën hajdutët. “