Një i vdekur dhe dy të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, është bilanci i përleshjes që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në pjesën e kampit ku mbahen femijët e mitur të refugjatëve.
Të gjithë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë janë fëmijë, përfshi edhe autorin e krimit që është 14-15 vjeç, nga Afganistani, i cili me thikë vrau bashkëatdhetarin e tij.
Në kampin e refugjatëve në Moria gjenden 600 fëmijë të pashoqëruar nga prindërit, në një kohë kur kapaciteti i akomodimit është vetëm për 160 femijë.